Penalltia në minutën e 98-të ndez finalen e Kupës së Afrikës, reagon ashpër Infantino
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Penalltia në minutën e 98-të ndez finalen e Kupës së Afrikës, reagon ashpër Infantino
19/01/2026 - 09:06
Linku u kopjua

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të ndodhura në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Marokut dhe Senegalit, duke i cilësuar ato si “skena të papranueshme” në fushë dhe në tribuna. Reagimi i tij erdhi pas penalltisë së akorduar për Marokun në minutën e 98-të, e cila më pas u humb nga Brahim Diaz, por që shkaktoi protesta të ashpra nga tifozë dhe lojtarë senegalezë.

“Fatkeqësisht, pamë skena të papranueshme në fushë dhe në tribuna. Është e papranueshme të braktisësh fushën e lojës në këtë mënyrë dhe dhuna nuk mund të tolerohet në sportin tonë”, u shpreh Infantino, duke dënuar edhe sjelljen e disa lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të Senegalit. Ai theksoi se vendimet e gjyqtarëve duhet të respektohen gjithmonë, pasi çdo veprim në kundërshtim me Ligjet e Lojës “rrezikon vetë thelbin e futbollit”.

Në fund, kreu i FIFA-s nënvizoi rolin e ekipeve dhe lojtarëve si shembull për tifozët dhe miliona shikues në mbarë botën, duke shtuar se “skenat e shëmtuara që pamë sot duhet të dënohen dhe nuk duhet të përsëriten kurrë”, pasi, sipas tij, “ato nuk kanë vend në futboll”.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026