PEDAKOS - Material bibliografik për trajnim në edukimin e fëmijërisë së hershme
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Si pjesë e projektit PEDAKOS- Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën, Presidenti i Reggio Children (RCH) ka dorëzuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës (FEDU) material bibliografik mbi Qasjen Reggio Emilia (REA), një praktikë e mirë ndërkombëtare në fushën e edukimit të fëmijërisë së hershme.

Furnizimi me tekste mbi filozofinë edukative dhe mbi përvojën e qytetit të Reggio Emilia në edukimin e fëmijërisë është pjesë e bashkëpunimit midis RTM - Volontari nel Mondo (organizata që zbaton projektin), Reggio Children (RCH) (promotore e kësaj Qasje dhe Përvoje) dhe Fakulteti i Edukimit. Bashkëpunimi kishte për qëllim krijimin e kushteve për mësimdhënie mbi këtë Qasje edukative për studentet e Fakultetit të Edukimit të drejtimit Parashkollor, stafit të ardhshëm edukator të institucioneve parashkollore të Kosovës.

Andaj, nga bashkëpunimi ndërmjet RTM- Volontari nel Mondo, FEDU - Fakultetit të Edukimit, dhe RCH - Reggio Children, lindi një kurs akademik mbi Qasjen Reggio Emilia, me kohëzgjatje prej 100 orësh, ku tekstet e dorëzuara përfaqësojnë një pjesë të bibliografisë që vihen në dispozicion të stafit pedagogjik dhe studenteve dhe studentëve pjesëmarrës në biblioteken e fakultetit. Njëkohësisht në këto javë po kryhen dy ndërhyrje në hapësirat e fakultetit të edukimit që synojnë krijimin e një klase/laboratori të frymëzuar nga parimet e Qasjes Reggio Emilia për të mbështetur mësimdhënien si dhe për të krijuar një hapësirë/ekspozitë informacioni.

Pra, furnizimi, është një hap i rëndësishëm në këtë rrugë dhe ky bashkëpunim i realizuar gjatë dy viteve të fundit në kuadër të PEDAKOS-it, ku tetorin e vitit të kaluar pa edhe katër profesorë të Fakultetit të Edukimit të vizitojnë Reggio Emilia-n për një javë, duke vëzhguar, duke thelluar dhe njohur historinë, parimet, vlerat dhe praktikat e filozofisë edukative që lindi dhe u zhvillua në këtë qytet.

Rruga e realizuar në bashkëpunim me Fakultetin është pjesë e procesit të promovuar nga PEDAKOS-i, i cili synon të mbështesë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve parashkollore në Kosovë duke investuar në trajnimin e stafit të tanishëm dhe të ardhshëm parashkollor, në shkëmbimin e praktikave të mira dhe në promovimin e partneritetit publiko-privat.

Projekti PEDAKOS, financohet nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
87
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024