Furnizimi me tekste mbi filozofinë edukative dhe mbi përvojën e qytetit të Reggio Emilia në edukimin e fëmijërisë është pjesë e bashkëpunimit midis RTM - Volontari nel Mondo (organizata që zbaton projektin), Reggio Children (RCH) (promotore e kësaj Qasje dhe Përvoje) dhe Fakulteti i Edukimit. Bashkëpunimi kishte për qëllim krijimin e kushteve për mësimdhënie mbi këtë Qasje edukative për studentet e Fakultetit të Edukimit të drejtimit Parashkollor, stafit të ardhshëm edukator të institucioneve parashkollore të Kosovës.
Andaj, nga bashkëpunimi ndërmjet RTM- Volontari nel Mondo, FEDU - Fakultetit të Edukimit, dhe RCH - Reggio Children, lindi një kurs akademik mbi Qasjen Reggio Emilia, me kohëzgjatje prej 100 orësh, ku tekstet e dorëzuara përfaqësojnë një pjesë të bibliografisë që vihen në dispozicion të stafit pedagogjik dhe studenteve dhe studentëve pjesëmarrës në biblioteken e fakultetit. Njëkohësisht në këto javë po kryhen dy ndërhyrje në hapësirat e fakultetit të edukimit që synojnë krijimin e një klase/laboratori të frymëzuar nga parimet e Qasjes Reggio Emilia për të mbështetur mësimdhënien si dhe për të krijuar një hapësirë/ekspozitë informacioni.
Pra, furnizimi, është një hap i rëndësishëm në këtë rrugë dhe ky bashkëpunim i realizuar gjatë dy viteve të fundit në kuadër të PEDAKOS-it, ku tetorin e vitit të kaluar pa edhe katër profesorë të Fakultetit të Edukimit të vizitojnë Reggio Emilia-n për një javë, duke vëzhguar, duke thelluar dhe njohur historinë, parimet, vlerat dhe praktikat e filozofisë edukative që lindi dhe u zhvillua në këtë qytet.
Rruga e realizuar në bashkëpunim me Fakultetin është pjesë e procesit të promovuar nga PEDAKOS-i, i cili synon të mbështesë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve parashkollore në Kosovë duke investuar në trajnimin e stafit të tanishëm dhe të ardhshëm parashkollor, në shkëmbimin e praktikave të mira dhe në promovimin e partneritetit publiko-privat.