Peci i reagon ashpër Mustafës: Ti je kumbara i Asociacionit
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguan ndaj një shkrimi të ish kryeministrit Isa Muatafa të cilin e kritikon për vendimet dhe veprimet ndaj Asociacionit.

 “Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe. Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës”, ka thënë Peci.

“Monitoroje tensionin, sepse Asociacionin na e le ti, e gjetëm këtu”, ka shtuar ai.

“Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe.

Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës.

Më mirë se ti Isa Mustafa askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit.

Si një ekonomist i vetë-shitur, mbase e kupton që me logjikën e ekonomisë së tregut, të ka skadu qëndrimi në politikë dhe atë pas ndëshkimit nga vota qytetare. Si një qytetar në pension, ke kohë të reflektosh prapa dhe ta konfirmosh se Asociacioni dhe çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu.

Monitoroje tensionin, sepse Asociacionin na e le ti, e gjetëm këtu.

Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike me të cilat përballemi sot, së paku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit!”, ka shkruar Peci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024