PDK: Vota e qytetarëve duhet të trajtohet me kujdes maksimal
Dëgjoje me zë...
PDK: Vota e qytetarëve duhet të trajtohet me kujdes maksimal
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar lidhur me procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të vendit.
Sipas PDK-së, çdo indikacion për cenim ose manipulim të votës është i papranueshëm, pasi vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt shkel parimet demokratike që partia mbështet dhe mbron.
“Standardi ynë është i qartë: çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve,” thuhet në njoftimin e PDK-së.
Partia pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke besuar se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin.
PDK rikonfirmon përkushtimin e saj të palëkundur për integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.