PDK: Propozimi i Ministrisë së Arsimit për librat, shembull i keqmenaxhimit të qeverisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Propozimi i Ministrisë së Arsimit që prindërit t’i blejnë tekstet shkollore, me mjete të financuara nga shteti, është shembull i keq menaxhimit në arsim, vlerësojnë drejtorët komunal të arsimit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas tyre, një vendim i tillë do të prodhonte vonesa në fillimin e mësimit, humbje të orëve si dhe të parasë së shtetit.

Në një konferencë për media, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, tha se është e domosdoshme që MASHTI të sigurojë sa më parë tekstet shkollore në mënyrë që mësimi të fillojë në kohë.

“Propozimi i ri i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave është shembulli i fundit dhe më i freskët i keq menaxhimit në arsim, ashtu si edhe në sektorët tjerë. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re e cila pritet të krijohet, po shihet se shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjene nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, tha Musmurati.

Musmurati tha se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre, të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen mjetet financiare.

Ajo fajësoi Ministrinë e Arsimit për të gjitha vonesat që mund të shkaktohen në fillimin e mësimit.

Musmurati tha se libri i abetares, të cilin me shumicë Ministria e Arismit e ka blerë rreth 7 euro vitin e kaluar, sipas saj me pakicë prindërit do ta blejnë nëpër librari me 11 euro.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media të hënën ka deklaruar se po e shqyrton mundësinë që këtë vit librat për nxënësit t’i blejnë vetë prindërit, ndërsa mjetet financiare t’i transferojë ministria në xhirollogaritë e prindërve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024