Pavarësisht kundërshtimit të Serbisë, Federata e Golfit e Kosovës anëtarësohet në atë Evropiane
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Golfit e Kosovës (FGK) është anëtarësuar në Federatën Evropiane të Golfit (EGA).

Vendimi u morr në Asamblenë Gjenerale të EGA-së, e cila u mbajt më 18 nëntor në Londër, raporton KosovaPress.

Vetëm Bosnja dhe Spanja kanë qenë dy shtetet të cilat votuan kundër pranimit të Kosovës, kurse të gjitha shtetet e tjera me respektin dhe konsideratën më të madhe duartrokitën delegacionin e Kosovës.

Me këtë rast, në një konferencë për media foli zëdhënësi i FGK-së, Lavdim Zylfiu, i cili ndër të tjera tha se shtete të shumta treguan përkrahje të jashtëzakonshme për FGK-në, dhe se kishin mbetur të befasuara me angazhimin dhe punën e bërë nga ajo.

Më tej Zylfiu tregoi edhe se çka nënkupton ky anëtarësim në Federatën Evropiane të Golfit, ndërsa edhe zbuloi hapat e radhës në këtë proces të anëtarësimit.

Për fund, zëdhënësi i FGK-së tregoi edhe reagimin e Serbisë sa i përket këtij anëtarësimi.

Federata e Golfit e Kosovës (FGK) është themeluar më 17 tetor të vitit 2018 në Prishtinë, dhe fillimisht posedonte vetëm 15 lojtarë.

Më 30 shtator 2023, FGK ka organizuar kampionatin e katërt shtetëror në të cilin morën pjesë 63 nga 72 lojtarë sa i posedon aktualisht federata. Ky ishte kampionati më i madh shqiptarë i organizuar ndonjëherë.

Federata e Golfit e Kosovës është bërë anëtarja e 50-të e European Golf Association (EGA). /A.Arifi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024