Patriarku serb kremton Pashkët me kriminelët që pësuan debakël në Koshare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Patriarku Porfirije u takua të dielën e Pashkëve në kishën e Shën Savës me kriminelët serbë që morën pjesë në luftën që ata i humbën përballë UÇK-së gjatë luftës në Kosovë më 1999. Patriarku kaloi kohë me kriminelët serbë në një bisedë të përzemërt dhe me humor festiv dhe u ndau  dhurata - shkrimet e shenjta dhe libra lutjesh. Porfirius më parë kreu shërbesën e Pashkëve në kishën e Shën Savës.

Në predikimin e tij gjatë shërbesës në tempull, patriarku përmendi kriminelët serbë që morën pjesë në betejat kundër UÇK-së në Pashtrik e Koshare, duke i quajtur ata “heronj dhe trima dhe të patrembur". Beteja e famshme e Pashtrikut, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë u bë më 14 dhjetor 1998 ku u vra komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij derisa po sillnin armë për në Kosovë.

Ndërsa beteja e Koshares më 9 prill 1999, ishte në kuadër të operacionit “Shigjeta”, dhe njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para betejës, serbët kishin kryer një fushatë spastrimi etnik të fshatrave të banuara me shqiptarë në shpatet e Malit të Pashtrikut dhe i shndërruan ato në baza operative.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
546
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024