Pas defektit me energji përfshihet në flakë objekti i ambulancës në një fshat të Zubin Potokut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Atentati ndaj policit në Pejë, arrestohet i dyshuari
Foto Ilustruese
22 orë më parë
Linku u kopjua

Në fshatin Zupqe në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ka ndodhur si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike, raporton KosovaPress.

“Si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike është përfshirë nga flakët edhe objekti i ambulancës së fshatit. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperti i zjarrit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025