Pas 25 vitesh euro barazohet me dollarin
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Euro ka shënuar rënie në një nivel më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit, me shtrëngimin monetar të Rezervës Federale të SHBA-së dhe luftën e Rusisë ndaj Ukrainës që kërcënon furnizimin me energji për Evropën.

Sot, euro u barazua në vlerë me dollarin.

Rreth mesditës së sotme, një euro vlente një dollar, pas një rënie graduale gjatë vitit të kaluar dhe një rënie më të madhe të vlerës që nga fundi i qershorit.

Ndërkohë, dje, sipas shifrave zyrtare, euro kundrejt dollarit ra në 1,0053, niveli i saj më i ulët që nga 6 dhjetori 2002.

Indeksi i dollarit, që përdoret për të matur vlerën e dollarit amerikan kundrejt një shporte prej gjashtë valutash të huaja që përfshijnë paundin, euron, frangën zvicerane, jenin,  dollarin kanadez dhe kronën suedeze, u rrit për 1,1 për qind në 108,19 duke regjistruar një nivel të ri rekord 20-vjeçar.

Rezerva Federale e SHBA-së ka fituar gjithsej 150 pikë bazë rritje të normës që nga muaji mars për të zbutur inflacionin rekord duke e çuar indeksin e dollarit më lart.

Nga ana tjetër, Banka Qendrore Evropiane (ECB) nuk ka bërë ende një ndryshim në normat e interesit.

ECB-ja pritet të bëjë një rritje të normës prej 25 pikë bazë më 21 korrik, ndërsa Rezerva Federale e SHBA-së pritet të rrisë normat në mënyrë agresive me 75 pikë bazë më 27 korrik.

Lufta në Ukrainë vazhdon të përbëjë rrezik për eurozonën, ndërsa Gjermania, ekonomia më e madhe e bllokut evropian, potencialisht përballet me një ndalim të përhershëm të rrjedhës së gazit natyror rus.

Ashtu si ekonomia amerikane, edhe ajo evropiane janë zhytur në frikën e recesionit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024