Parlamenti Studentor me aksion simbolik para rektoratit, ankohet për kushte
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksion simbolik është organizuar nga Parlamenti Studentor, para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pwrmes tw cilit ka kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre lidhur me aktivizimin e Fakultetit të Bujqësisë si dhe me renovimin e bibliotekave të njësive akademike.

Këto kërkesa studentët i kanë parashtruar tashmë gati një vit tek këshilli drejtues dhe tek menaxhmenti  i rektoratit.

Kryetari i parlamentit studentor, Çlirim Hoti tha se nuk është marrë askush për të plotësuar kushtet elementare për studim.

Ai tha se ka humbur fokusi dhe interesimi për plotësimin e kërkesave të studentëve nga organet drejtuese.

Hoti tha se dyshojnë edhe për manipulime në konkurset e fundit në Fakultetin  Juridikut.

Po ashtu, kryetari i Parlamentit të Studentëve theksoi se nëse vazhdojnë të mos plotësohen kushtet për studim me liberalizimin e vizave shumë studentë do të lëshojnë vendin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024