Panairi i universiteteve zvicerane, Sprecher: Arsimi, burimi më i vlefshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në Kosovë është organizuar Panairi i universiteteve zvicerane, në të cilën universitetet pjesëmarrëse nga Zvicra prezantuan programet e tyre arsimore për studentët kosovarë.

Ambasadori zviceran në Prishtinë, Jurg Sprecher, ka folur për sistemin arsimor të Zvicrës si një destinacion i preferuar për studime, duke pasur parasysh metodat mësimore me ekspozim praktik, teksa ka inkurajuar studentët e interesuar kosovarë që të fitojnë bursa studimi duke ua kujtuar atyre rëndësinë e arsimimit.

“Një veçori që universitetet dhe shkollat tona kanë është bashkëpunimi me sektorin privat. Është pikërisht kjo afërsi që i mundëson ekonomisë sonë të gjejë fuqinë punëtore të kualifikuar. Kjo drejton rritjen ekonomike dhe hap rrugën për grupin e mundësive të ardhshme. Arsimi është burimi juaj më i vlefshëm,” ka thënë ambasadori Sprecher.

Ndërsa, Egla Zela, përfaqësuese e Shkollës së biznesit në Gjenevë, tha se studentët në këtë shkollë fitojnë njohuri të plota sa i përket të bërit biznes, pas së cilave ata pajisen me dy diploma të menaxhmentit ndërkombëtar.

“Ne përpiqemi t'ju mësojmë të gjitha bazat e ekonomisë, financave, burimeve njerëzore, aftësive të menaxhimit të njerëzve. Bachelor i menaxhmentit ndërkombëtar është program trevjeçar në gjuhën angleze. Ne ju ofrojmë studentëve tanë një diplomë të dyfishtë. Pra, ju do të merrni një diplomë private nga Shkollat e Biznesit të Gjenevës, të lëshuar nga Zvicra dhe një diplomë shtetërore nga një prej universiteteve tona partnere në Spanjë”, u shpreh Zela.

Në panair morën pjesë Shkolla e Biznesit Gjenevë, Instituti Montreux, Swiss Management School, Culinary Arts Academy Switzerland, Kolegji Cesar Ritz dhe Instituti ndërkombëtar në Gjenevë. /A.Zogaj

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024