Panairi i librit për fëmijë pritet të bëhet tradicional në kryeqytet
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është shënuar dita e fundit e Panairit të librit për fëmijë në Prishtinë, organizim ky i cili pritet të bëhet tradicional. Për katër ditë me radhë fëmijët në qendër të kryeqytetit kanë mundur të informohen për libra të ndryshëm si dhe të blejnë me çmime më të ulëta.

Panairi është organizuar nga “Etea” dhe Libraria Dukagjini, me mbështetje të Komunës së Prishtinës.

Përveç shitjes së librave, aty janë ofruar edhe aktivitete të ndryshme për fëmijë ndërsa për fëmijët që kanë blerë libra, ka pasur edhe shpërblime.

Aulon Kaqiu nga organizata ”Etea” tha se qëllimi i këtij panairi është që fëmijët të shohin libra të ndryshëm si dhe të shtohet interesimi për leximin e tyre.

Ndërsa Alda Muhaxheri nga “Libraria Dukagjini” tha se interesimi i fëmijëve për libra është shumë i madh, derisa shtoi se librat po shitën me çmime më të ulëta./A.Drenica

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024