Pa fitues mes Ballkanit dhe Dritës, Gjilani barazon me Feronikelin ‘74
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka barazuar 2:2 me Dritën, raporton KosovaPress.

Golat për kampionin kosovar i shënuan Gentrit Halili (minuta e 54’) dhe Nazmi Gripshi (minuta e 90+6’), kurse te Drita golashënues ishin Blerim Krasniqi (minuta e 50’) dhe Ensar Huruglica (minuta e 89’).

Ndërkaq, me barazim përfunduan edhe dy ndeshjet e sotme që u zhvilluan krahas derbit mes Ballkanit dhe Dritës.

Gjilani barazoi 1:1 me Feronikelin ’74 kurse Liria barazoi pa gola 0:0 me Dukagjinin.

Rezultatet finale:

Ballkani 2:2 Drita

Gjilani 1:1 Feronikeli ‘74

Liria 0:0 Dukagjini  

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
552
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024