Osmani kundër barazimit të agresorit me çlirimtarët: Kjo minon drejtësinë dhe paqen
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani kundër barazimit të agresorit me çlirimtarët: Kjo minon drejtësinë dhe paqen
Vjosa Osmani-kosovapress-konference-arkiv-ilustrim
09/02/2026 - 16:50
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kërkesës së Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West ka kërkuar 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. 

Ajo ka shkruar në Facebook se çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit serb minon besimin në drejtësi dhe dëmton rëndë paqen afatgjatë.

Osmani ka shkruan në Facebook se pavarësia e Kosovës ishte vullnet i qartë i popullit dhe rezultat i një sakrifice shekullore, për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë dhe civilë të pafajshëm.

Osmani ka theksuar se për lirinë e Kosovës luftoi me heroizëm dhe luftë të pastër Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shtuar se gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i ka kryer ndaj popullit të Kosovës ndër shekuj.

Sipas saj, gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, çka u manifestua përmes vrasjes dhe masakrimit të mijëra fëmijëve, grave, burrave dhe të moshuarve, dhunimit të mijëra grave dhe burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80 për qind të qytetarëve nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të rënda.

Ajo ka shtuar se Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi, duke nënvizuar se e vërteta për luftën e UÇK-së nuk mund të ndryshohet përmes përpjekjeve për ta rishkruar historinë apo për ta zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026