Osmani: Kosova nuk mund të ecë përpara pa aleatë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk mund të ecë përpara vet pa ndihmën e aleatëve. Sipas saj, çështja e dinarit nuk është dashur të shkaktonte përplasje me miqtë ndërkombëtarë.

E para e shtetit në një deklaratë për media pas konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, foli edhe për çështjen e dialogut dhe zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Sipas saj, rregullorja e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë nuk është dashur të bëhet çështje fare.

Krahas kësaj, Osmani bëri të ditur se shumë shpejtë KQZ-ja do të miratojë planin operacional për largimin e kryetarëve nga komunat në veri që pastaj do të prodhonte zgjedhjet e reja atje.

Sipas saj në këtë çështje duhet të ecet përpara, pasi largimi i masave është i ndërlidhur me zgjedhjet e reja në veri.

Sa i përket dialogut, Osmani tha se të njëjtin e ka dëmtuar mungesa e balancimit nga ndërmjetësuesi.

“Punën e dialogut më së shumti e ka dëmtuar mungesa e balancimit, njëra palë, në këtë rast Kosova është nën masa, ndërsa Serbia përkundër që ka kryer agresion nuk ka pësuar asnjë masë të vetme. Kjo jo vetëm që e dëmton dialogun, por të njëjtën kohë edhe inkurajon Serbinë që të vazhdojë me veprime destabilizuese në rajonin tonë”, theksoi Osmani.

Ajo foli edhe për zgjedhjet në BE.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024