Osasuna humb, Morales shënoi një het-trik
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në ndeshjen e xhiros së 14-të të kampionatit spanjoll të futbollit, Villarreal mposhti sot Osasunën me rezultat 3-1.

Të katër golat ranë në gjysmë ore të fundit të lojës dhe heroi në fitoren e “Nëndetëses së Verdhë” ishte golashënuesi i trefishtë Jose Morales (57, 71, 80), ndërsa Alejandro Catena shënoi për mysafirët në minutën e 78-të.

Villarreali është tashmë në vendin e 12-të me 15 pikë, ndërsa Osasuna dy hapa më poshtë, me një pikë më pak.

Në tabelë prin Girona me 34 pikë përpara Real Madridit me 32 dhe Atletico Madridit dhe Barcelonës me nga 31 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024