Ofroi vetën te Barça? Enzo i përgjigjet spekulimeve se ai dëshiron të largohet nga Chelsea
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Enzo Fernandez ka mohuar spekulimet se ai i është vetë-ofruar Barcelonës dhe insistoi se është i lumtur te Chelsea.

Enzo shënoi golin e tretë për Chelsean mbrëmë në fitoren 3:1 kundër Crystal Palace në “Selhurst Park”, raporton KosovaPress.

Ishte goli i dytë për argjentinasin në po aq ndeshje, pas golit nga gjuajtja e lirë në fitoren kundër Aston Villas, pas së cilës filluan spekulimet nga Spanja që ai dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”.

“Sport” bëri të ditur se agjenti i Enzos ka kontaktuar me Barcelonën, me yllin argjentinas që i pëlqen kalimi në “Camp Nou”.

Por, 23 vjeçari e distancoi vetën e tij nga këto spekulime pas fitores 3:1 kundër Crystal Palace, duke thënë se ai nuk e di se nga kanë ardhur këto spekulime.

“Unë nuk dua të largohem nga Chelsea. Ndjehem shumë mirë këtu me shokët e mi dhe stafin e trajnerëve, që nga dita e parë kur kam ardhur. Njerëzit në klub po më trajtojnë shumë mirë, jam falënderues për këtë, do të vazhdojë këtu për sa ata të dëshirojnë. Nuk e di nga erdhën këto spekulime, kishin folur në rrjetet sociale. Dal publikisht për ta mohuar këtë gjë”, tha Enzo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024