Octopus me dokumentar se si masat ruso-serbe duan të ngatërrojnë audiencën për luftën në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Octopus ka përgatitur një dokumentar të shkurtër ku dëshmohet lufta informative që shërbimet serbo-ruse po bëjnë kundër gazetares ukrainase, Iryna Synelnyk.

Drejtori i institutit, Agim Musliu ka thënë se në këtë dokumentar paraqitet tendenca ruso-serbe për të ngatërruar audiencën për luftën në Ukrainë.

“Dokumentar i shkurtër, lidhur me mënyrën e re të luftës informative kundër gazetares ukrainase, Iryna Synelnyk. Një lloj ‘deep fake’ përmes së cilës masat e përbashkëta aktive ruso-serbe" duan të ngatërrojnë audiencën për luftën në Ukrainë”, ka shkruar ai në Twitter.

https://twitter.com/agim_musliu/status/1697625968527987029?s=20&fbclid=IwAR0mi8M-zCX0f7xfTsqsouOmwAfstNdVZelVLadMCQEWGhbIjiTuNWS8uYQ
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024