O’Brien kërkon përparim urgjent për themelimin e asociacionit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, i ka kërkuar Kosovës që të bëjë përparim urgjent sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjatë një takimi të zhvilluar në Gjermani me kryeministrin Albin Kurti, O’Brien që Kosova të lëvizë drejt integrimit euroatlantik duhet të zbatojë zotimet që dalin nga dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE dhe mbështetet nga Uashingtoni.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sot diskutova me kryeministrin Kurti për hapat pozitivë që janë të nevojshme”, shkroi ai në X.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
560
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024