Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka reaguar për mungesën e tij te Kombëtarja e Brazilit, pasi që nuk morri ftesë nga trajneri Tite për ndeshjet e shtatorit.
Pavarësisht një fillimi fantastik të aventurës me “Topçinjtë”, duke forcuar rolin e tij si një sulmues qendror në krahasim me një anësor, Jesus u anashkalua për listën e Brazilit për miqësoret e ardhshme kundër Ganës dhe Tunizisë, përcjell KosovaPress."Kishte kontakt, post-telefonatë, po. Unë e respektoj shumë vendimin e trajnerit, respektoj Titen, të gjithë stafin, të gjithë komisionin. Siç thashë, unë jam brazilian, gjithmonë do të jem tifoz për ekipin. Dhe gjithashtu respektoj lojtarët e tjerë që kanë shumë kualitet dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për të pasur sërish mundësinë”, tha Jesus.
"Ajo që është në kontrollin tim është paraqitja ime. Gjithmonë do të përpiqem të bëj më të mirën time, të përfundoj lojërat. Kisha disa shanse që mund të përmirësohem pak më shumë, e di. Unë kam qenë duke u stërvitur, duke u përpjekur të bëj më të mirën", shtoi më tej ylli brazilian.
Brazili është ndër favoritët për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Në fazën e grupeve do të përballen me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin.