Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyeja pse Komuna e Podujevës ka emërtuar një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetës, Doris Pack.
Ish-eurodeputetja, Pack, e cila ndjehej krenare për këtë ngjarje, ka thënë se do të ketë kontakte me kolegët e saj në Parlamentin Evropian për ta ndihmuar popullin e Kosovës.
Sipas saj, Kosova meriton të jetë anëtar i Këshillit të Evropës dhe shpreson se do të ndodhë së shpejti.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka theksuar se me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Podujevës, njëri nga aktivitetet e 19 qershorit është shpallja si qytetare nderi ish-eurodeputetën Doris Pack.
Bulliqi ka shtuar se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë “borxhli” ndaj kontributit të Pack, e kjo sipas tij është më e pakta që mundet me e bërë ky shtet për ish-eurodeputetën.
Rruga në Podujevë me emrin “Doris Pack” fillon nga kryqëzimi i rrugës "Agron Rrahmani" dhe "Ali Ajeti" deri te kryqëzimi me rrugën “Bedri Bajrami" dhe "Fahri Fazliu".
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...