Një pjesë e Prishtinës ende pa ujë të pijes, ujësjellësi beson në përmirësimin e situata
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka njoftuar se vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotëve, në Kishnicë, Hajvali, Graçanicë, Llapnaselë, Preoc, Veternik, Qendra e Paraburgimit në Hajvali, Mati 1, rruga" B, rruga" C", rruga" Holgen Pedersen.

Kompania njofton se masat që janë duke i ndërmarrë bazuar në rekomandimet e IKSHPK, janë zvogëlimi i sasisë së ujit nga ky resurs me qëllim të trajtimit më të mirë, përcjellja e vlerave të manganit, mirembajtja e fazave të trajtimit, si dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit sipas procedurave stardardeve operative.

“Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit; shpërlarja e rrjetit shpërndarës të gypave magjistral dhe segmenteve të vogla, qytetarëve në zonat e prekura nën përcjellje të vazhdueshme po iu sigurohet uji higjienik. Po besojmë që situata do përmirësohet shpejt. Nuk ka vend për shqetësim. Gjithçka është duke u monitoruar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024