Një maqedonas digjet në zjarrin që ndezi vetë
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një burrë 63-vjeçar ka humbur jetën në një zjarr të ndezur duke djegur kashtë pranë Prilepit në Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat lokale. Dje pasdite, trupi i pajetë i 63-vjeçarit S. D. është gjetur i djegur në pronën e tij, në afërsi të fshatit Povodenici, pranë një liqeni artificial afër Prilepit. Sipas fjalëve të prokurorit publik të Prilepit, Stevçet Binoski, i cili ka kryer hetimin, i ndjeri i ka vënë zjarrin barit të thatë dhe kashtës, ndërsa zjarri e ka përfshirë edhe atë. “Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ka përfshirë edhe fusha të tjera, por edhe 63-vjeçarin nga Prilepi me iniciale S.D. Banori i Prilepit ka ndërruar jetë në vend. Ekipi i emergjencës ka konstatuar vetëm vdekjen. Zjarri është përhapur edhe në fusha tjera, por është shuar nga zjarrfikësja nga Prilepi”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024