Pronari i jack-potit prej 171 milionë funtesh nga tërheqja e lotarisë EuroMillions në Britani është paraqitur për të kërkuar çmimin.
Shuma e fituar e bën fituesin e tretë më të madh të Lotarisë Kombëtare të të gjitha kohërave dhe aktualisht më i pasur se këngëtari Harry Styles, i cili vlen rreth 100 milionë funte apo Adele me 150 milionë funte, raporton Guardian.
Pasi të konfirmohet tiketa dhe të paguhet shuma e parave, fituesi do të vendosë nëse do të del në publik.
Ky është jack-poti i gjashtë "EuroMillions" i fituar në Britaninë e Madhe këtë vit. Çmimi më i madh ishte 195 milionë funte më 19 korrik dhe fituesi zgjodhi të mbetet anonim.
Fitoret e tjera përfshijnë 110 milionë funte më 2 shtator; jackpot prej 109 milionë funtesh më 4 shkurt dhe 54 milionë funte më 10 qershor. Të gjithë këta mbajtës të tiketave kanë zgjedhur të mbeten anonimë.
"EuroMillions" zhvillohet dy herë në javë, të martën dhe të premten dhe luhet në nëntë vende evropiane. Deri më tani, 15 britanikë kanë fituar një jack-pot që kalon 100 milionë funte.