Nis përballja ndërmjet Ballkanit dhe Larne
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Ballkanit të Suharekës dhe ata të Larne nga Irlanda Veriore përballen sonte në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa pas një jave do të zhvillohet revanshi.

Suharekasit e njohin mirë rivalin e tyre pasi edicionin e kaluar e kishin mposhtur me rezultat të përgjithshëm 7:1.

Në rast se Ballkani kalon play-off-in, atëherë do të jetë hera e tretë që do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra tjetër kosovare Drita nga Gjilani ka pësuar sot në udhëtim nga Auda në Riga të Letonisë me rezultat 0:1, me golin e Bruno Tavares në minutën e tetë. Në këtë mënyrë gjilanasit kanë gjasa të përmbysin rezultatin dhe të sigurojnë play-off-in, në ndeshjen e kthimit më 15 gusht në “Fadil Vokrri”.

Formacionet Ballkan-Larne:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024