Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (KGJK, ora 09:00)
Oda e Minierave të Kosovës organzion Forumin e Minierave të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond Hotel”, ora 09:00)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton Raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023 dhe shqyrton Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon Aivo Orav, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 14:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon ditën e dytë të edicionit të 4-të të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”. (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:15)