Ngjarjet e datës 30 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë” (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2023(Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), ora 10:00)

Organizata TOKA, mban Konferencën e tretë me radhë në kuadër të programit të Vullnetarizmit Edukativ (A.U.K, ora 10:15)

Mbahet tubimi përkujtimor me rastin e 33-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Xhevdet H Aruqaj (Lapidari i dëshmorit, varrezat e lagjes Aruqaj afer Xhamisë së fshatit në Morinë të Skenderajt, ora 11:00)

 Lansohet gazeta e kryeqytetit “TEKË” (“Defy Them”, “Bregu i Diellit”, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024