Mbahet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:30)
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes. (Shkolla e Gjelbër, Prishtinë, ora 09:00)Ora 9:00 Arritja në Zyrën e Presidentit të Kosovës. (Mundësi fotoje para ndërtesës së Presidencës)
Ora 9:20 Fillimi i takimit mes presidentes von der Leyen dhe presidentes Vjosa Osmani me delegacionet e tyre. (Mundësi fotografimi brenda Zyrës së Presidentit të Kosovës)
Ora 10:30 Arritja në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. (Mundësi fotoje para ndërtesës së Qeverisë
Ora 10:55 Fillimi i takimit të Presidentes von der Leyen me kryeministrin Kurti dhe delegacionet e tyre. (Mundësi fotografimi brenda sallës së mbledhjeve të Qeverisë salla -P31)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë se Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë nesër mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:00)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026. Marrin pjesë kryeministri Kurti, ministrja Nagavci dhe ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë edicionin e 17-të, të ceremonisë, "Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë”. (Klan Arena Prishtinë, ora 10:00)
Hapet Panairi i Punës 2022. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 10:00)
Mbahet Konferenca e 13-të vjetore e Shkencave Mjeko-Ligjore, e cila mbahet në bashkorganizim me Akademinë Ballkanike të Shkencave Mjeko-Ligjore dhe Kolegjin AAB. (Teatri “Faruk Begolli” Kolegji AAB, ora 10.00)
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra do të mbajë konferencë për media mbi Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik. (Objekti qendror i MPB-së, salla-P-02, ora 12:00)
Ambasada e Francës do të organizojë konferencën “Politikat publike në Francë “. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Olivier Guerot. (Kino Armata Prishtinë, ora 13:30 deri në orën 16:30)