Ngjarjet e datës 21 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Kuvendi i Kosovës N303, 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19, i ftuar është ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati (Kuvendi i Kosovës, C 203, 10:00)

Mbahet konferenca për prezantimin e analizës së procesit të legalizimit dhe ndikimit të tij tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, organizuar në kuadër të rrjetit KOSINT (Hotel Garden, 10:00)

Organizohet ceremonia hapëse e Prodhimit të NewCo Ferronikeli (Hapësirat e objektit të Ferronikelit në Drenas, 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë: Reforma në administratën publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2021 dhe 2022 (Hotel Swiss Diamond (10:30)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal organizon seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri (Kuvendi i Kosovës N10, 11:00)

Komuna e Prizrenit përuron panelet solare në Shtëpinë e Bardhë (Shtëpia e e Bardhë në Prizren, 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, bëjnë hapjen e Qendrës për Mjekësi Familjare (Rruga “Kujtim Laro” në Veternik, 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024