Ngjarjet e datës 20 mars
Tjera
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 10:00)

Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën e javës së gruas ku pritet të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të formohet grupi punues për KASH-in, e Kuvendit të Kosovës për vitin 2025-2027, shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për mjete shtesë buxhetore për vitin 2024. (Kuvendi, salla N506, ora 11:00)

Nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Arben Rugova, do të mbahet mbledhje komemorative. (Amfiteatri, objekti ish-Rilindja, ora 11:45)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku do të ketë diskutim lidhur me gjendjen aktuale të të drejtave të grave në Kosovë. (Kuvendi, salla N506, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ku do të ketë diskutim rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi, salla  N303, ora 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024