Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës. (Kralan, Gjakovë, ora 08:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë. (Varrezat e Qytetit, ora 08:40)
AShAK organizon tryezën “Krijimtaria Letrare e Ali Aliut në 90-vjetorin e lindjes”. (Salla e AShAK, ora 09:30)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbanë takim me shoqatën e logopedëve, me Shoqatën e ergoterapistëve dhe me grupin e specialstëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Tubim përkujtimor në shënimin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve gjatë luftës çlirimtare 1998/99 në Hoçë të Vogël. (Lapidari i Dëshmorëve dhe Martirëve Hoçë e Vogël Rahovec, ora 11:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Repartit Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës. (Reparti Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës, ora 11:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mbanë takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“. I ftuar: Kryetari i KRPP-së z.Osman Vishaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton projektligjin për Performancën energjetike të ndërtesave. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Qeveria e Kosovës, ora 14:30)