Ngjarjet e datës 18 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës bën hapjen zyrtare të Javës së Arkivit të Hapur. (Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni i Pavarur për Media raporton në Komisionin për Administratë Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet Konferenca për Media dhe Miq të Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias, ku do të shpaloset projekti “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”, një instalacion skulpturor nga Doruntina Kastrati. (Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Komuna e Skenderajt dhe OVL UÇK organizojnë akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së luftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ragip Jasharit. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj, ora 12:00)

Komisioni për Ekonomi diskuton mbi Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë Anna Carin Platon, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Pablo Obrador Alvarez. (Objekti i Qeverisë, salla P-38, ora 15:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024