Mungesa e atasheve ekonomikë me pasoja negative për investimet e huaja
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Përveç ngadalësimit të procesit të njohjeve, vendi ka ngecur edhe në diplomacinë ekonomike, faktor ky që vazhdon të ndikojë negativisht në prurjen e investimeve të huaja. Ndonëse, ishte zotim i Ministrisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të emërohen atashetë ekonomikë, kjo edhe pas tri viteve nuk u realizua. Megjithatë, nga kjo ministri thonë se janë në finalizim të hartimit të politikës tregtare e cila parasheh edhe rritjen e numrit të tyre, mirëpo nuk dihet kur pritet të ndodhë kjo.

Ndërkaq, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur procesin e diplomacisë ekonomike dhe se çfarë po bënë ky institucion në këtë drejtim, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Derisa nga pozita thonë se Ligji për investime të qëndrueshme ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, theksojnë se është në plan të punohet në këtë drejtim, për dallim nga opozita, që e quajnë të dështuar emërimin e atasheve ekonomik.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thonë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja thotë se në plotësim ndryshimin e ligjit për investime të qëndrueshme janë paraparë rreth 40 pozita që do të dislokoheshin në ambasada të ndryshme.

Ndërkaq, nga opozita kritikojnë qeverinë që kanë ngecur në këtë drejtim, dhe në mungesë të tyre thonë se ka ndikuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit, pra nuk kanë mundur të lobojnë dhe të sjellin investime të huaja në Kosovë.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala derisa thotë se atashetë ekonomikë do të mund të përcillnin dhe ofronin ide, propozime dhe investitor të jashtëm strategjik, konsideron se qeveria ka dështuar edhe në këtë aspekt, sikurse në ato politike.

Se qeveria ka dështuar në zhvillimin e diplomacisë ekonomike, e thotë edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Kujtojmë se ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari vitin e kaluar ka deklaruar se diplomacia ekonomike do të jetë prioritet i kësaj ministre, në këtë formë ka thënë se kanë planifikuar që të emërojnë shtatë atashe ekonomik, mirëpo kjo nuk ka ndodhur ende.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024