Nga 500 euro gjobë dhe 5 pikë negative dy shoferëve në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nga 500 euro gjobë dhe 5 pikë negative dy shoferëve në Gjakovë
PKkk
07/07/2026 - 12:21
Linku u kopjua

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë në Gjakovë, në kuadër të planifikimeve të vazhdueshme për ngritjen e sigurisë në komunikacion, ka arritur të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në Gjakovë.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba konform ligjit për trafikun rrugor të cilat përfshijnë gjobë në shumën prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse të patentë shoferit me kohëzgjatje 12 muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në sigurinë e komunikacionit rrugor, përmes bashkëpunimit në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe shmangies së sjelljeve të rrezikshme gjatë drejtimit të automjeteve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026