Nexhmi Rexhepi është zgjedhur kryetar i ri Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas njoftimit të Kushtetueses, mandatin si kryetar i këtij institucioni, gjyqtari Rexhepi do ta fillojë nga 31 dhjetori i këtij viti.
Në po të njëjtën seancë, gjyqtari Safet Hoxha është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Gjyqtari, Nexhmi Rexhepi ishte emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese më 9 gusht 2018.Ndërkaq studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004.
Po ashtu, për qëllime studimore, ai qëndroi një semestër më 2002 në Universitetin Shtetëror të Arizonës, Shkolla për Administratë Publike si dhe një semestër më 2009 në Universitetin Johns Hopkins, Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare nën mentorim të profesoreshës dhe shefes së Departamentit për të Drejtën Ndërkombëtare, Ruth Wedgewood.