Newcastle United fiton Kupën e parë të Ligës angleze
Sport
Lexohet për: 1 min.
Newcastlekupa
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Newcastle United fitoi Kupën e tij të parë të Ligës angleze (Carabao Cup) pasi  mposhti skuadrën Liverpool sot në finale në stadiumin Wembley me rezultat 2:1.

Mbrojtësi 32-vjeçar Dan Burn solli bardh-e-zinjtë në epërsi në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, ndërsa Alexander Isak thelloi epërsinë prej dy golash në minutën e 53-të, raporton KosovaPress.

Liverpool shënoi golin e vetëm përmes Federico Chiesa në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Trofeu i fundit i madh vendas i Newcastle ishte Kupa FA në vitin 1955.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025