Nesër dihet qëndrimi i BDI-së për takimin e liderëve
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nesër dihet qëndrimi i BDI-së për takimin e liderëve
IMG_8165
12/01/2026 - 21:33
Linku u kopjua

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e dytë e kryesisë së këshillit të përgjithshëm, e thirrur nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Gjatë mbledhjes janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe çështje që lidhen me organizimin e brendshëm partiak dhe funksionimin e strukturave të BDI-së.

Po ashtu, kryesia ka shqyrtuar edhe çështjen e takimit të liderëve politikë të thirrur nga kreu i qeverisë  së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke vendosur që për pjesëmarrjen apo jo në këtë takim të vendoset në mbledhjen e rregullt të këshillit të përgjithshëm, e cila do të mbahet nesër.

Në këtë takim, kryetari Ahmeti ka njoftuar kryesinë edhe për emërimet e reja në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të BDI-së. Sipas njoftimit, Arlind Sejdini është emëruar kryetar i degës në Kërçovë, Evzal Arsllani në Vrapçisht, Arjan Muedini në Prespë dhe Hamza Jashari në Karposh.

Nga BDI është theksuar se partia mbetet e përkushtuar në forcimin e strukturave të saj dhe në adresimin me përgjegjësi të zhvillimeve politike, në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit politik të vendit.

Kryeministri Mickoski tha ditë më parë se nevoja për takim liderësh vjen pas çështjeve të rëndësishme që duhet të hapen si shfuqizimi i qeverisë teknike dhe ligjet reformuese. Megjithatë ftesa drejtuar liderëve nuk përmban asgjë konkrete. Aty shkurt thuhet se në takim do të flitet për gjendjen politike dhe ekonomike në shtet, dhe të tjera.

Takimin e ka refuzuar kreu i LSDM-së Venko Filipçe duke thënë se nuk ulet në takim me kriminelë dhe nuk pranon shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike.

I ftuar në këtë takim është edhe kreu i Të Majtës Dimitar Apasiev dhe koordinatori i grupit parlamentar. E Majta konfirmon se do të marrë pjesë por ka kërkesa specifike që lidhen me demokratizimin e procesit zgjedhor.

VLEN-i në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026