Nepal: Kërkimi për katër pasagjerë të tjerë të aeroplanit të rrëzuar vazhdon nesër
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kërkimet për katër pasagjerë të tjerë të aeroplanit ATR-72 të Jeti Airlines, i cili u rrëzua sot në kodrat e Nepalit, do të vazhdojnë të hënën.

Kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën 68 persona, nga 72 që ndodheshin në avion.

Jeti Airlines ka anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara për të hënën.

Ky është përplasja më e rëndë e avionit në Nepal që nga viti 1992, kur një Airbus A300 i Pakistanit International Airlines u rrëzua në malet Nepaleze në një fluturim për në Katmandu, duke vrarë të gjithë 167 personat në bord.

Jeti Airlines ka një flotë prej gjashtë avionësh ATR-72, sipas faqes së saj të internetit, dhe e përshkruan veten si linja ajrore kryesore e Nepalit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024