Nëna e binjakëve që iu vranë gjatë luftës kërkon dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nëna e binjakëve që iu vranë gjatë luftës kërkon dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin
seancandajMillosheviq
12/01/2026 - 11:46
Linku u kopjua

Nënë Mihrije Daçaj, të cilës iu vranë djemtë binjakë në Prizren gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kërkuar dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin.

Këto deklarime ajo i bëri në seancën e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

"Ne kërkojmë dënim për jetë", ka thënë shkurt ajo.

https://kosovapress.com/nis-shqyrtimi-i-ankeses-e-millosh-plleskoviqit-i-denuar-me-15-vjet-per-krime-lufte-ne-prizren

Dënim kapital kërkoi edhe avokati mbrojtës, Blend Gjini, i cili tutje theksoi se ankesa e avokates është e pabazë.

"Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me vrasje të civilëve shqiptarë, pasi që edhe përjetimet e vuajtjet janë riprodhuar sërish në seancë, konsiderojmë se shiptuar nga gjykata e shkallës së parë është i vogël, pasi që ligji, dënimi për këto vepra penale e parasheh deri në 20 vjet, ne kërkojmë nga Gjykata e Apelit që duke marrë parasysh këto rrethana dhe fakte, të akuzuarit t'i shqiptohet një dënim kapital. Andaj, për fund, i propozoj kolegjit të Departamentit Special për Krime lufte që të refuzohet kërkesa e avokates, pasi që një kërkesë e tillë është e pabazë", tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026