Nën masa të rrepta sigurie, nis gjykimi për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nën masa të rrepta sigurie, nis gjykimi për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit
ghfgh
27/07/2026 - 10:31
Linku u kopjua

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë sjellur të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet ka nis në orën 10:00 në Pallatin e Drejtësisë.

Ndërkohë, në seancën e 9 korrikut, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexojnë aktakuzën.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026