Në kërkim të trajnerit, Evertoni e dëshiron të birin e Ancelottit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kërkimi i Evertonit për një trajner të ri po vazhdon, pas shkarkimit të Frank Lampardit këtë të hëne.

Evertoni morri vendimin për të ndarë rrugët me Lampardin pas rezultateve të vazhdueshme negative këtë sezon, ku momentalisht skuadra gjendet e parafundit në tabelën e Premier Ligës, raporton KosovaPress.

Sean Dyche dhe Marcelo Bielsa janë shfaqur si pretendentët kryesorë për të zëvendësuar Lampardin në “Goodison Park”.

 Sidoqoftë, siç bëhet e ditur nga “Daily Mail”, i biri i Carlo Ancelottit, Davide Ancelotti është diskutuar nga krerët e Evertonit si opsion i mundshëm për ta marrë drejtimin e klubit anglez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024