Ndryshimi i shkallës së tatimit në pagë, reagojnë deputetët e LDK-së
Lexohet për: 3 min.
hoti-bajrami-270824
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami kanë reaguar pas uljes së tatimit në pagë për 6.8 euro.

Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se krejt politikat fiskale të Qeverisë Kurti përmblidhen në uljen e tatimit në paga për 6.8 euro.

“Krejt politikat fiskale të Qeverisë Kurti përmblidhen në uljen e tatimit në paga për 6.8 euro, i cili hyn në fuqi nga shtatori. Ja sa “të thella” janë politikat fiskale në këtë mandat qeverisës. Vendi është varfëruar pasi inflacioni i ka ulur pagat reale me rreth 1/3. Pagat në sektorin publik nuk janë rritur, së paku nominalisht për tu mbrojtur nga inflacioni. As pensionet dhe përfitimet e tjera nuk janë rritur, përjashto ndihmat e njëhershme. Por energjia dhe tatimi në pronë janë rritur, së bashku edhe me rritjen enorme të çmimit të ushqimeve”, ka shkruar Avdullah Hoti.

Sipas deputetit Hoti, zhvillimi ekonomik ka ngecur në mungesë të investimeve të mëdha publike.

“Zhvillimi ekonomik ka ngecur në mungesë të investimeve të mëdha publike, si rrugët rajonale, termocentrali me gaz e hekurudhat. Rreth 1 miliard euro nga totali i mjeteve të planifikuara në investime kapitale nuk janë shpenzuar. Investimet e komunave, sado që janë të vogla, janë penguar përmes vonesave në alokimin e mjeteve nga Qeveria. Investimet e jashtme janë reduktuar në shpenzimet e mërgimtarëve kryesisht në patundshmëri, pasi investime nga kompanive të huaja pothuajse nuk ka fare”, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ndër, të tjera Hoti ka thënë se Kurti dhe koalicioni i tij me Osmanin dhe të tjetër e kthyen Kosovën në problem të sigurisë për aleatët.

“Kjo është e kuptueshme pasi Kurti dhe koalicioni i tij me Osmanin dhe të tjerët e kthyen Kosovën në problem të sigurisë për aleatët. Qasja e tyre, e bazuar në agjenda politike lokale dhe e paakorduar me aleatët, e bllokoi agjendën euro-integruese të Kosovës, i bllokuan njohjet e reja dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë  dhe e ktheu Kosovën prapa. Sot, Kosova shihet nga aleatët jo si një vend me sfida për integrim euro-atlantik, por si një vend me sfida të sigurisë rajonale, ku duhet rritur praninë e KFOR-it, e duhet vizituar nga zyrtarët më të lartë të inteligjencës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndërsa, deputetja Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka rritur çmimin e energjisë elektrike mbi 100%, kurse tatimin në pronë rreth 100%.

“Qeveria Kurti. Rryma mbi 100%. Tatimi në pronë rreth 100%. Çmimet rreth 50%. Pagat 1.5% (450  euro pagë)”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025