Ndëshkohet qytetari që hodhi mbeturina në hapësirë publike në Gjilan
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas aksioneve të shumta për lirimin e hapësirave publike e ndëshkimit të bizneseve për shkak të mos përputhjes së çmimit raft-arkë,  Drejtoria për Inspeksion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Drejtoresha për Inspeksion, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty.

Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë personave të pandërgjegjshëm në rastet si ky.

“Inspektimet do të jenë të vazhdueshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të identifikojmë secilin qytetar të pandërgjegjshëm dhe të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjet në fuqi”, tha Hyseni. 

Gjendet e vdekur një femër në Gjilan - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024