Ndeshja vendimtare për kuqezinjtë, Kozniku: Shqipëria mund ta mposhtë Spanjën
Lexohet për: 1 min.
Kozniku
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-futbollisti dhe trajneri Ardian Kozniku ka vlerësuar lart paraqitjet e kombëtares shqiptare në evropianin që po mbahet në Gjermani.

Shqipëria në dy ndeshjet e para ka nxjerrë një barazim me Kroacinë dhe ka pësuar nga Italia, teksa tash e pret përballja vendimtare ndaj liderit të grupit – Spanjës.

Kozniku thotë se përvoja e fituar ka ndikuar pozitivisht te kuqezinjtë në përballjet me skuadra më të forta.

Trajneri i njohur beson se të përzgjedhurit e kombëtares shqiptare do të jenë në gjendje ta befasojnë Spanjën, duke siguruar kualifikimin historik.

Sipas Koznikut, meritat për kombëtaren shqiptare i atribuohen trajnerit brazilian Silvinjo, por edhe angazhimit maksimal të lojtarëve kuqezinj.

Shqipëria renditet e treta në grupin B me një pikë, po aq sa edhe Kroacia në të katërtin. Në rast fitoreje ndaj Spanjës, Shqipëria mund të sigurojë fazën e radhës historike, por me kusht që Italia të humbasë ose të barazojë përballë Kroacisë.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024