Ndeshja e katërt finale në “Karagaçi”
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një tjetër super sfidë do të luhet nesër në palestrën e sporteve “Karagaçi”, ku KB Peja e pret në shtëpi KB Trepçën në ndeshjen e katërt të finales së “PlayOff-it”.

Mitrovicasit momentalisht kanë epërsinë 2:1 në serinë finale, dhe fitorja nesër do t’i kurorëzonte me titullin e kampionit, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Peja duhet të fitojë me çdo kusht nesër, e më pas edhe në “Minatori” për ta fituar titullin e kampionit.

Ndeshjen e parë e fitoi Trepça 94:86, kurse ndeshjen e dytë pejanët shënuan fitore të thellë 107:79, ndërsa ndeshjen e fundit e fituan “Xehetarët” 97:90.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012.

E diele

17:00 KB Peja – KB Trepça (Palestra Karagaçi)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024