Ndërron jetë nëna e Edmond Lajçit, i dyshuar për vrasjen e gruas
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Familja e të ndjerës, Gjyljeta Ukella kanë hapur dyert për ngushëllime. Ndërkaq, varrimi i të ndjerës e cila është vrarë dje (e e martë) nga bashkëshorti i saj do të bëhet sot në orën 16:00.

Po ashtu, nga burimet të cilat ka siguruar Kosovapress ditë zie kanë edhe familja Lajçi, pasi që sot ka ndërruar jetë nëna e të arrestuarit, Edmond Lajçit, burri i cili vrau gruan e tij, Gjyljeta Ukella.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit të Gjyljeta Ukella, i cili vrau dje në mëngjes viktimën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024