National Geographic promovon Rivierën Shqiptare si një destinacion ideal për udhëtime me makinë, duke e përshkruar si një perlë bregdetare që ofron shumë më tepër sesa vetëm plazhe tropikale.
Në një artikull të gjatë, National Geographic sugjeron Shqipërinë për pushime të paharrueshme, ndërsa përmend tre site arkeologjike me rëndësi: Orikumin, Finiqin dhe Butrintin, të cilat dëshmojnë për pasurinë historike të zonës:
Dita 1: Historia dhe vende të fshehura në kodër
Në mëngjes vizitoni Vlorën, vendlindjen e Shqipërisë moderne, me monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit dhe Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Bulevardin Ismail Qemali. Më pas drejtohuni drejt fshatit Radhimë për një drekë me peshk të freskët, zgjidhni nga peshqit që shitet në tregun aty pranë dhe shijojemi me pamje nga porti i vogël.
Në mbrëmje, bëni shëtitje në fshatin bregdetar të Qeparosë dhe konsumoni një darkë tradicionale në fshat, me gatime lokale dhe raki. Është një ambient i ngrohtë mes verandave me rrush.
Dita 2: Deti dhe burimet natyrore
Konsumoni drekën në tavernat tradicionale dhe më pas eksploroni Syrin e Kaltër, një burim natyror me ujë të kristaltë, një nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë.
Kaloni mbrëmjen pranë Liqenit të Butrintit me një tur në varkë për të mësuar se si janë mbledhur molusqet aty për shekuj me radhë, e më pas shijoni pije dhe ushqim lokal pranë Ksamilit.
Orikumi: Një port antik dhe vend tregtar me rrënoja nga periudha helenistike, romake dhe bizantine.
Finiqi: Një qytet i lashtë grek në një kodër me teatro helenistik dhe bunkera komunistë nëntokësorë.