Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka veçuar disa nga gjetjet pozitive të raportit evropian për Kosovën, duke përmendur lanësimin e strategjisë së arsimit 2022-2026, ku për herë të parë është përfshirë përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe cilësisë, mbështetjen që MASHTI në fushën STEP, si dhe marrëveshjen e fundit në kuadër të procesit të Berlinit, për njohjen e kualifikimit të lartë dhe njohjen e aftësime profesionale për mjekët, dentistët dhe arkitektët, e cila do të nis së zbatuari së shpejti.
Nagavci në një konferencë për media ka veçuar disa nga punët e kësaj ministrie në muajin e fundit, ku tha se aktualisht kanë të hapur tenderin për ndërtimin e katër çerdheve, derisa përmendi vendimin për ndarjen e 70 bursave për nxënësit në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional, në drejtimet deficitare dhe bursat për vajza në drejtimet teknike.Ai njoftoj se kanë certifikuar 15 këshilltarë të karrierës të nivelit të pestë, si dhe kanë lansuar pakon ligjore për përmirësimin e cilësisë në shkolla, derisa u ndal edhe raporti evropian për Kosovën.
“Raporti evropian për Kosovën ka reflektuar se vendimet dhe politikat reformuese që po ndërmerren në fushën e arsimit janë evidentuar nga ky raport. Do të veçoja disa nga gjetjet pozitive për Kosovën. Në përgjithësi sa i përket arsimit, raporti përshëndet lanësimin e strategjisë së arsimit 2022-2026 me theksin që për herë të parë është përfshirë edhe përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe cilësisë në arsim si një nga pesë objektivat e saj, reflektuar në shtyllën e pestë të strategjisë. Gjithashtu, raporti faktin që MASHTI tash e dy vite me radhë ka përkrahur kryesisht vajzat dhe gratë, dhe në vitin e kaluar edhe djemtë në fushën STEP dhe mirëpret marrëveshjet e fundit në kuadër të procesit të Berlinit, për njohjen e kualifikimit të lartë dhe njohjen e aftësime profesionale për mjekët, dentistët dhe arkitektët”, tha ajo.