LDK i reagon kryeministrit: Kurti është ai që po jep premtime boshe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “ai që po jep premtime boshe të cilat nuk i realizon as për katër vjet”.
Reagimi i Mustafës vjen pak pas mbledhjes së ekzekutivit ku Kurti tha opozita po jep premtime boshe sipas tij si kundër-vlerë e vendimeve që kryeministri i quajti të mira.
Premtimet e opozitës për rritje të pagave, Kurti i quajti “emisione humoristike”.
“Ajo që është dëshmuar në këto katër vitet e fundit, në gjithë karrierën e tij politike, është se Kurti është ai që jep premtime boshe e të cilat nuk i realizon as për katër vite ku ka një pushtet absolut me 51 për qind”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se "vendosmëria e LDK-së për të realizuar dhe ekzekutuar këtë program do të vërehet qysh në javën e parë që ne marrim udhëheqjen e qeverisë".
https://kosovapress.com/kurti-i-quan-emisione-humoristike-premtimet-e-opozites-per-rritje-te-pagave